Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal te  vota e Diasporës, ku lëshoi akuza drejt Partisë Socialiste lidhur me mjetet e identifikimit.

“Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera. Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare. Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi”, tha Berisha.

Berisha nuk nguroi të sulmonte Gjykatën Kushtetuese  pas rrëzimit të kërkesës së tij, për shfuqizimin e vendimit ‘arrest me burg’ përpara se të lirohej nga Gjykata e Apelit.

“Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rama”, tha kreu i PD.

Kreu i opozitës njoftoi se së shpejti në Partinë Demokratike do të hapet gara për kandidatët për deputetë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version