minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Të shtëna me armë zjarri në Durrës - Shqiperia.info

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njofton se një 24 vjeçar me iniciale E.B ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me armë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës“, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version