Banka e Shqipërisë ka rekomanduar në Komisionin për një ndryshim të skemës aktuale të pensioneve.
E ftuar për dhënie mendimi për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm Banka e Shqipërisë ka përsëritur nevojën e rishikimit të skemës edhe pse fokusi i qeverisë është tek kjo shtresë.
Zëvendësguvernatorja Lulejta Minxhozi, tha se plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet gjithnjë e më shumë.
Këta tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë./vizionplus.tv

