minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Taksimi i profesioneve të lira, nga sot do të duhet të paguajnë tatim në mënyrë progresive - Shqiperia.info

Nga sot, rreth 30 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në mënyrë progresive.

Regjimi i ri i hyrë në fuqi parashikon ndarjen në dy fasha tatimore për të vetëpunësuarit dhe personat fizikë tregtarë:  Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit, ndërsa kategoria tjetër e bizneseve që kanë të ardhurat vjetore mbi këtw nivel, do të tatohen me 23%.

Sipas Ministrisë së Financave, 90% e totalit të bizneseve deklarojnë të ardhjura vjetore deri në 14 milionë lekë dhe për pasojë, pjesa më e madhe e tyre do të tatohen me normë 15%.

Në listën e profesioneve të lira që do t’i nënshtrohen regjimit të ri tatimor janë përfshirë 26 lloje aktivitetesh, të ndarë në 180 profesione, mes të cilëve shërbimet e IT, kontabilistët, avokatët, mjekët, pasuritë e paluajtshme, fotografët, financierët, etj.

Subjektet janë të detyruar të vazhdojnë të deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore në formularët e vjetër sepse formularët e rinj nuk janë ende gati.

Nga llogaritë e Ministrisë së Financave, efekti i parashikuar në buxhet nga tatimi progresiv për profesionistët e lirë është 3 miliardë lekë më shumë.

Grupet e interesit e kundërshtojnë sistemin e ri tatimor, duke argumentuar se krijohet pabarazi mes taksapaguese sepse bizneset tregtare do të vijojnë të mos tatohen deri në 2029.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave shpjegon se regjimi i ri tatimor është i nevojshëm sepse shumë profesionistë të lirë ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Sipas ekspertëve administrata tatimore është e mbingarkuar dhe do ta ketë të pamundur të kontrollojë në mënyrë rigoroze zbatimin e ligjit, duke lënë hapësira për korrupsion./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version