Era Rusi dhe Noizy kanë elektrizuar sallën e stadiumit “Galatsi” ku po zhvillohet takimi i kreut të qeverisë Edi Rama me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Ishte Era Rusi ajo që performoi e para e më pas reperi Noizy, i cili këndoi këngën e tij “Nuk kanë besu”, e cila flet për suksesin e shqiptarëve nëpër botë.

Atmosfera është elektrizuese, ndërsa salla “Christmas Theater” është mbushur plot me emigrantë shqiptarë të cilët valëvitin nëpër duar flamurin kuq e zi.

Share.
Exit mobile version