minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Takimet muzikore të dy botëve, edicioni i 15-të i festivalit “zbret” në qytetin e lashtë të Apolonisë    - Shqiperia.info

Dy botë, një tingull , një histori. Me këtë risi vjen në edicionin e 15-të, festivali “Takimet muzikore të dy botëve” që do të shfaqet në qendrat e antikitetit, duke riprodhuar  përditshmërinë e banorëve të këtyre qyteteve, njësoj si mijëra vite më parë bazuar në të dhënat arkeologjike.

Apolonia është shndërruar  në një skenë ku rrëfenjat dhe  historitë e saj të lashta janë prezantuar nëpërmjet podkasteve dhe tingujve të lirës.

Për Parkun Arkeologjik të Apolonisë , aktivitete të tilla I shtohen tërësisë së atraksioneve për turistet dhe vizitorët veçanërisht gjatë stinës së verës.

Shfaqja në  Apoloni është mbyllur në  mbrëmje me një koncert ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të njohur grekë.

Ndërkohë aktivitete të ngjashme do të zhvillohen në disa qytete të tjera, ku nëpërmjet podkasteve të prodhuara risillen plot jetë historitë publike të antikitetit me synim promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore të vendit tonë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version