minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sulmet në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Donald Trump - Shqiperia.info

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-së në Venezuelë dhe arrestimin e Presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ambasada ka shpërndarë një mesazh të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar një drejtim të ri për Venezuelën.

Postimi i Trump që ndau në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë:

 “Do të sigurohemi që [Venezuela] të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës… Do të sigurohemi që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela nga ky bandit të jenë nën kujdes.” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump.

Reagimi i ambasadës vjen pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë dhe arrestimit të kreut të shtetit venezuelian nga autoritetet amerikane.

/vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version