minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Stuhi dhe reshje bore, si paraqitet situata në Shkodër - Shqiperia.info

Moti i keq me stuhi dhe reshje bore ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.

Për këtë shkak Drejtoria e Policisë Shkodër dhe ajo Rrugore kanë marrë masat e duhura, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve.

Shërbimet kanë rritur numrin e patrullave dhe forcave në akset rrugore urbane e rurale, si pasojë e motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

“Borëpastrueset janë në terren  dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda, i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore apeloi gjithashtu për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version