minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit - Shqiperia.info

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin bilateral, Ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit si ato në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Sipas Spiropalit, Gjermania ka mbajtur gjithmonë qasje të drejtë dhe meritore ndaj procesit të zgjerimit, që e ka mbajtur gjallë procesin e zgjerimit edhe në momente të vështira dhe e ka bërë atë të besueshëm për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.

Të dy ministrat ndanë bindjen se Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme dhe e pazëvendësueshme e familjes europiane./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version