minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Sot seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë para Gjykatës për masën e sigurisë - Shqiperia.info

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 5 bashkëpunëtorët  e tij pritet të mbahet sot në Gjykatën e Posaçme.

Një ditë më parë seanca u shty pasi avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë të njihen me aktet hetimore.

Ilir Beqaj u arrestua të enjten në mëngjes, më 5 korrik, i akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe fshehje të pasurisë.

Dyshohet se ai përfitoi miliona lekë me tendera të paracaktuar dhe me fatura fiktive, gjatë kohës kur drejtonte agjencisë shtetërore të koordinimit të ndihmës së huaj.

Nën akuzë është edhe bashkëpunëtori i tij i gushtë, Ermal Kurtulaj, i cili ishte emëruar nga Beqaj si  koordinatori i një projekti të financuar me fondet e Bashkimit Europian.

Ilir Beqaj po hetohet ndërkohë edhe për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version