minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sot i goditi me grushta, dikur u merrte armën e shërbimit me forcë, kush është “tmerri” i policëve në Fier - Shqiperia.info

Nga Ilmi Saliaj

Një 26- vjeçar ka dhunuar një polic në qendër të qytetit të Fierit mbrëmjen e kësaj të enjteje. I riu, i identifikuar si Daniel Braçi ushtroi dhunë ndaj policit, Shkëlqim Jahelezi, pasi ky i fundit nuk e lejoi të kalonte në një segment të bllokuar të rrugës.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:20, vendi që njihet si “Ish globi”, ishte bllokuar nga shërbimet e Policisë për shkak se po zhvillohej një koncert.

Duke drejtuar automjetin “Volksëagen”, Daniel Braçi iu afrua punonjësit të Policisë dhe pasi u ndesh me perimetrin e sigurisë, doli nga automjeti dhe e qëlloi atë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, inspektori hapi zjarr ndaj tij me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë uniformat blu, të cilët e dërguan 26- vjeçarin në spital për ndihmë mjekësore e tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po njëlloj, edhe polici u shoqërua për ndihmë mjekësore e më pas për në komisariatin e qytetit për të dhënë shpjegime për ngjarjen.

Kjo nuk është hera e parë që Daniel Braçi përfshihet në një ngjarje kriminale. Nga burime është mësuar se në vitin 2019, i riu, pas një konflikti të familjes së tij me një tjetër familje, i ka marrë armën e shërbimit një efektivi policie. Teksa ky i fundit po ndihmonte të plagosurit të futeshin në ambulancë 26 vjeçari ka qëlluar drejt familjes me të cilën ishin konfliktuar të afërmit e tij. Nga të shtënat, asokohe një person mbeti i plagosur.

Ngjarja e sotme po hetohet si nga prokuroria e rrethit, ashtu edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Share.
Exit mobile version