minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sot 10 vite pa Vaçe Zelën, e bija: Pa ty bota është më e varfër Mam - Shqiperia.info

Vaçe Zela ndërron jetë 10 vite më parë, në moshën 75-vjeçare ndërsa njihej ndryshe si ikona e muzikës shqiptare. Zemra e Vaçe Zelës u ndal në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës. Këngëtarja, e cila kishte vite që jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Prej vitesh ajo zotëroi skenën, si një këngëtare e papërsëritshme dhe e admirueshme për publikun. U rikthye në qytetin e lindjes, e derdhur në bronz, pranë qendrës kulturore, që mban emrin e saj. Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës me këngën “Fëmija i parë”.

“Falemnderit zotit që të pata! Ti ishe dashuria e jetës sime dhe do të jesh deri në frymën e fundit drita e shpirtit tim. Pa ty bota është më e varfër Mam”, shkruan Irma Rodiqi, vajza e këngëtares së madhe në një status në rrjetet sociale.

Në vitet e fundit të jetës, Vaçe Zela e reduktoi në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë ajo mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.

Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, zëri befasues i forcës dhe virtuozitetit, fuqia vokale e një talenti magjepsës, mishëruan tek ajo pavdekësinë. Ishte dhe mbeti e papërsëritshme.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version