minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Situata e vështirë pas përmbytjeve në Lezhë, banorët ende nën ujë, dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori - Shqiperia.info

Lezhë – Pas mbylljes së argjinaturës së çarë, situata në zonat e përmbytura të Barbullojës, Myltës dhe Rrilës vazhdon të mbetet e vështirë.

Edhe pse niveli i ujit ka rënë në disa prej këtyre zonave, banorët raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre dhe në blegtorinë lokale.

Uji vijon të jetë prezent në shumë sipërfaqe, duke krijuar një situatë që, sipas banorëve, nuk ishte parë për një kohë të gjatë.

 

Megjithatë, shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos largohen nga banesat e tyre, duke theksuar mungesën e mundësive për strehim të përkohshëm.

Autoritetet lokale monitorojnë situatën dhe po punojnë për pastrimin dhe rikuperimin e zonave të prekura, ndërsa komuniteti përballet me pasojat e përmbytjeve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version