Në qarkun Elbasan, gjatë ditës së sotme kanë rënë 14 mm shi.

Nuk raportohen problematika nga sektorët e Emergjencave Civile të 7 bashkive të qarkut. Lumi Shkumbin ka prurje mbi mesatare, pa shkaktuar probleme përgjatë shtratit të tij.

Ndërkohë, HEC Banjë ka shtuar sasinë e shkarkimeve duke kaluar në 150 m³/sek (përveç 100 m³/sek që është prodhimi), dhe kjo deri në orën 21:00. Më pas do të analizohet situata dhe do të vendoset si do të veprohet.

Fushat e Sulovës, që janë në hartën e rrezikut në rast të shkarkimeve nga HEC Banjë, deri tani nuk rezultojnë të rrezikuara apo të kenë ujë ose përmbytje.

Në zonat në lartësi, në Steblevë, kemi reshje dëbore që kanë arritur trashësinë 5 cm. Aksi rrugor nacional Librazhd–Steblevë është i hapur për qarkullimin, pa probleme.

Share.
Exit mobile version