Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku pas një atentati të mirëorganizuar mafioz mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.

Sa i përket automjetit tip Toyota të përdorur nga autorët në atentat, rezulton se targat ishin vjedhur në Greqi vitin e kaluar.

Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese eshte e vjedhur apo jo për shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët , të cilët kanë qenë 4 ( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Në atentat janë përdorur të katërta armët. Dyshohet se njëri nga autorët pasi ka qëlluar me kallashnikov, më pas ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar me pistoletë nga afër viktimën dhe të plagosurin./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version