Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Mundësia ndërhyri gjatë kohës që ministrja Balluku po mbante fjalën e saj në Foltore.
Edhe pse u paralajmërua nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi për përjashtim, Shehaj vijoiu të akuzonte Ballukun për vjedhje dhe të mos e lejonte të fliste.

Balluku i kërkoi që të zbresë në shesh të burrave dhe të përballet dhe jo të bëjë betejë në Facebook

Debati:

Balluku: Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalën dhe të përballen burrat. Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që ulëret…

Peleshi: Zoti Shehaj keni përsëritur disa herë shkeljen. Në bazë të nenit 64/3 duhet të lini sallën.

Balluku: O Agron nuk bëhet politikë me selife. Duhet të dalësh në shesh të burrave dhe të fitosh. Nuk do bëhesh kurrë politikan. Do jesh një pronar i vogël i call centerave që nuk paguan sigurimet shoqërore dhe i mban ata djem dhe vajza me rrogë më pak se minimalja. Nuk bëhesh dot politikan me facebook, po nuk dole në fushë betejë. Nuk jemi në call center këtu.

Pelehsi: Zoti Shehaj lini sallën. Keni marrë masën disiplinore të largimit nga seanca.

Balluku: Ngele si sloprano, flit si burrë.

Share.
Exit mobile version