minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shpërthimi me tritol në derën e banesës së Meardi Berberit, 3 të shoqëruar në polici - Shqiperia.info

Policia e Pogradecit po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes, ku një sasi tritoli shpërtheu në një pallat në lagjen numër 2.

Sipas burimeve të siguruara pranë policisë deri tani janë shoqëruar 3 persona si të dyshuar mbi ngjarjen, që janë duke u pyetur.

Ndërkohë ende nga kamerat e sigurisë nuk është nxjerrë diçka konkrete për të shkuar tek autori i vërtetë i ngjarjes.

Sasia e tritolit shpërtheu rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë,  në afërsi të banesës së Meardi Berberit.

Mësohet se Berberi është një person me precedent të theksuar kirminal. Ai u lirua nga burgu pasi përfitoi nga amanistia.

Akuzat

08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version