minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelim: Parlamenti funksional kyç për procesin e integrimit - Shqiperia.info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara më Tiranë dhe ambasadori i BE-së kanë përshëndetur vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësua kthimi i normalitetit në Kuvend.

Ambasada e SHBA-së, përmes një postimi në X, shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar’, shkruan Ambasada.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh se mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Po ashtu ai u shpreh se përgëzon lidershipin nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët.

Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version