minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Seanca për verifikimin e masave të sigurisë, mbërrin në GJKKO Balluku dhe vartësit e saj, Elezi dhe Gjyli të shoqëruar nga policia - Shqiperia.info

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi mëngjesin e sotëm janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Elezi dhe Gjyli të cilët aktualisht janë në “arrest shtëpie” ishin të shoqëruar nga policia.

Gjykata e Posaçme gjatë seancës së sotme do t’i komunikojë ministres së pezulluar Belinda Ballukut masën që i caktoi të enjten dhe ndalimin e daljes nga shteti.

Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.

Sipas SPAK, numri dy i qeverisë, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur.

Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreu i të njëjtit insitucion, Evis Berberi bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe drejtorin e KESH.

Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version