Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor.

Përmes një njoftimi Rrugorja bën me dije se nga periudha 19 maj deri më 25 maj janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, ndërsa janë vendosur 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698 në ditë.

NJOFTIMI

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024)
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

9 Arrestime dhe procedime penale:

4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
1 persona për pa leje drejtimi.
4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Masat administrative:

11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
63 masa për xhama të zinj.
608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8089 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
55 raste për tejkalim shpejtësie.
13 raste të ndryshme
12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!/VIZIONPLUS.TV/

Share.
Exit mobile version