minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rruga e re izolon fshatin, banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë qarkullimin e automjeteve - Shqiperia.info

Banorët e fshatit Kalivaç, në Pogradec, dolën sot në protestë për shkak të projektit të ri të ndërtimit të rrugës. Sipas tyre, inxhinerët kanë vendosur mbylljen e rrugës së vjetër hyrëse-dalëse të fshatit, duke vështirësuar lëvizjen drejt qytetit.

Në shenjë pakënaqësie, banorët bllokuan për disa minuta rrugën, duke kërkuar që Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) të rishikojë dhe ndryshojë projektin.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar bllokimin e mëtejshëm të rrugës.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version