minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rriten prurjet e Vjosës, rrezik përmbytjesh në disa fshatra të Fierit, apel për evakuimin e kafshëve - Shqiperia.info

Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier me shtrirje gjatë rrjedhës së lumit.

Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka pohuar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe teksa i afrohet kuotës së 6.5 metrave, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën.

Subashi ka theksuar se të gjitha këto zona të rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Përballë kësaj situate, Subashi u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit.

Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me qëllim për të ndërhyrë në kohë në rast të daljes nga shtrati të lumit.

Ndërkohë hidrovorët janë duke punuar me kapacitet të plotë ndërsa nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Share.
Exit mobile version