minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rrebeshe dhe stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot - Shqiperia.info

Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen në periudha afatshkurtra, reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Vlen për tu theksuar elementi i erës e cila për nesër pritet tepër intensive me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë.

Duke filluar nga dita e diel intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version