minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër - Shqiperia.info

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE.

“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që po vijon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 – me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare dhe të Shqipërisë 2030 në BE – ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Share.
Exit mobile version