Mëngjesin e sotëm ka patur përsëri dëborë në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit

Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur me akset rrugore, pasi trashësia e dëborës shkon deri ne nga 5 cm

Firmat nenkontraktore po bëjnë të mundur hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre ndërsa policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe pajisjen me goma dimërore për ata turistë që duan të vizitojnë Dardhën, Voskopojën apo Vithkuqin

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në -5 gradë celsius në zonat malore ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë pasi temperaturat do të shkojne deri në – 10 grade celsius, sipas sinoptikaneve.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version