minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rikthehen reshjet në disa zona të vendit, policia: Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar - Shqiperia.info

Rikthimi i reshjeve të dendura pritet të sjellë edhe probleme në qarkullim. Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes së tyre. Në disa zona të vendit reshjet kanë qenë prezente përgjatë pasdites të së shtunës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë edhe për rrëzim pemësh apo prezencë uji në disa akse, për shkak edhe të erës së fortë.

Policia njofton se ka shtuar prezencën e punonjësve në terren për të parandaluar aksidentet.

“Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit”, thuhet në njoftim.

Shumë zona të vendit janë përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë, ndaj apelohet për vigjilencë të drejtuesve të mjeteve./vizionplus.tv/

 

 

Share.
Exit mobile version