minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Reshjet e dendura të shiut, përmbytet rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës - Shqiperia.info

Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

E gjithë rruga te ura që lidh dy lagjet e qytetit u mbush me ujë duke vështirësuar lëvizjen dhe duke u bërë burim aksidenti për automjetet që qarkullojnë në drejtim të Peshkopisë.

Situata në këtë zonë përsëritet sa herë ka reshje shirash për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese anësore të rrugës së Arbrit dhe kanalit ujëmbledhës mes dy lagjeve të qytetit.

Reshjet e shiut mbrëmjen e kaluar ishin në formë shtrëngate dhe kanë krijuar probleme të ndryshme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër  kryesisht me rënien e gurëve.

Share.
Exit mobile version