
Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, në disa qarqe të vendit priten reshje shiu, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Për shkak të situatës së pritshme, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë.
Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror duhet të marrin masa parandaluese për menaxhimin e çdo situate të mundshme.
Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë udhëzuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.
Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo zhvillim pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
View this post on Instagram
A post shared by Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (@agjencia_mbrojtjes_civile)









