minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Replika mes socialistëve në Kuvend! Balla dhe Braçe “përplasen” për aktin normativ: Amendamentin tim e rrëzuat, si të votoj, pro apo kundër - Shqiperia.info

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me debate dhe replika, ku një moment i tensionuar u shënua mes dy deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Erion Braçe, lidhur me aktin normativ për rishpërndarjen e buxhetit 2025.

Ky akt parashikon që çdo fond i papërdorur nga institucionet gjatë vitit të kaluar të transferohet në llogaritë e pensioneve. Braçe, i cili disa javë më parë kishte propozuar një amendim të ngjashëm për buxhetin 2026, ku kërkonte që paratë e papërdorura të shkonin për pensionet, pyeti në foltore grupin e tij socialist se si duhej ta votonte aktin, duke kërkuar sqarime pas rrëzimit të propozimit të tij më parë.

Reagimi i Ballës nuk vonoi. Ai theksoi se aktet normative ose miratohen, ose rrëzohen, duke i bërë thirrje Braçes se nuk mund të bëhen ndryshime të njëanshme në këtë akt, duke iu referuar edhe diskutimeve për kompensimet e fermerëve për dëmet nga përmbytjet dhe çështje të tjera.

Braçe sqaroi se pyetja e tij nuk kishte të bënte me ndryshim të aktit, por me mënyrën e votimit të tij, duke kërkuar qartësi mbi procedurën.

Erion Braçe: Siç ju thash është tejkaluar plani i të ardhurave nga sigurimet dhe këto para që shkojnë tek pensionistët bëjnë mirë dhe do ishte mirë të shkonin atje. Si të votoj sot kryetar? Se është propozimi im i votuar kundër pak ditë më parë..

Taulant Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për tu gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore, jam informuar se pushtet vendor dhe qeveria po bëjnë vlerësimin në territor ë lëtyre dëmeve, si përket aktit normativ që po shqyrtojmë, akti normativ nuk mund të ndryshohet dot sot, ai ose miratohet, ose rrëzohet.

Erion Braçe:Nuk kërkova ndryshim akti, thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 5 javë më parë, është sjellë nga qeveria me akt. Dhe pyeta si duhet të votoj unë atëherë votava pro, të gjithë kundër, sot ca duhet të bëj, të votoj kundër?

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version