
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën erëndë që është krijuar nga rënia e gurëve në aksin Qukës-Qafë Plloçë.
Në një postim në rrjetin social, ARRSH bën me dije se të gjitha grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëhet vlerësimi i situatës.
“Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
Ulni shpejtësinë
Mbani distancën e sigurisë
Shmangni frenimet e papritura
Udhëtoni me kujdes!”, thuhet në reagimin e ARRSH./vizionplus.tv









