Reshjet e pandërprera dhe prurjet e mëdha të zallit të Urakës kanë rënduar situatën e 8 familjeve që rrezikojnë të përmbyten në fshatin Bruç të Matit.

Prej dy ditësh këto familje kërcënohen nga niveli i lartë i ujit i cili aktualisht ka dëmtuar një pjesë të argjinaturës dhe rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit.

Për shkak të rrezikut të lartë Bashkia e Matit ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë e cila pritet të mbërrijë nga momenti në moment pranë familjeve që rrezikohen.

Reshjet e shiut vijojnë, e bashkë me to shtohen edhe prurjet e lumenjve.

Situatë problematike mbetet edhe me rrugët rurale ku shumë prej tyre kalohen vetëm me mjete të larta.

Po ashtu, ka dëmtime edhe në veprat e marrjes së ujësjellësave të fshatrave.

Share.
Exit mobile version