minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rëndohet situata e 8 familjeve që rrezikojnë përmbytjen në fshatin Bruç në Mat, pritet ndërhyrja e ushtrisë - Shqiperia.info

Reshjet e pandërprera dhe prurjet e mëdha të zallit të Urakës kanë rënduar situatën e 8 familjeve që rrezikojnë të përmbyten në fshatin Bruç të Matit.

Prej dy ditësh këto familje kërcënohen nga niveli i lartë i ujit i cili aktualisht ka dëmtuar një pjesë të argjinaturës dhe rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit.

Për shkak të rrezikut të lartë Bashkia e Matit ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë e cila pritet të mbërrijë nga momenti në moment pranë familjeve që rrezikohen.

Reshjet e shiut vijojnë, e bashkë me to shtohen edhe prurjet e lumenjve.

Situatë problematike mbetet edhe me rrugët rurale ku shumë prej tyre kalohen vetëm me mjete të larta.

Po ashtu, ka dëmtime edhe në veprat e marrjes së ujësjellësave të fshatrave.

Share.
Exit mobile version