minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rëndohet gjendja e naftëtarëve, një prej grevistëve dërgohet në spitalin e Fierit - Shqiperia.info

Në ditën e 9 të grevës së urisë të punonjësve të “Bankers Petroleum”, gjendja shëndetësore e tre prej tyre është përkeqësuar.

Dorjan Dylmishi, Dritan Rrapushi dhe Eduart Selami kanë shfaqur probleme me luhatje të tensionit dhe kanë marrë trajtim mjekësor me injeksion, ndërsa Eduart Selami në gjendje më të rënduar është transportuar drejt spitalit rajonal në Fier, për ndihmë të specializuar.

Kreu i sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar greva do të vazhdojë.

Nga ana tjetër kompania “Bankers Petroleum” vijon me të njëjtat deklarata, që nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për punonjësit që kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version