Kryeministri Edi Rama ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.
Rama dhe Kurti u shfaqën të qeshur gjatë takimit me njëri-tjetrin, ndërsa kryen edhe foto së bashku.
Pas këtij takimi nuk kanë munguar pyetjet nga gazetarët për kryeministrin se si janë raportet mes tij dhe Kurtit.
“A e do, a se do? A të do, a s’të do? Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela.Nuk i përgjigjem“, u shpreh Rama.
/vizionplus.tv

