“Një Europë e ndarë është më lehtë për t’u përçarë dhe e bashkuar ajo bëhet e pamposhtur”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte gjatë fjalës së tij në çeljen e Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Ai këmbënguli në diskursin e tij se Shqipëria dhe Ballkani perëndimor i sjellin paqe dhe bashkim Unionit, pasi nuk është thjesht një proces në letër, por edhe një filozofi historike, pavarësisht nëse vendet do e kenë veton apo votën.

Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja. Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në. Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë. Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte”, tha kryeministri mes të tjerash para të pranishmëve, përfshi edhe të gjithë trupën diplomatike të ambasadorëve në Tiranë.

Ai shtoi se Shqipëria do vijojë punën me reformat dhe rezultatet, pavarësisht durimit të sprovuar.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne vazhdojmë me punën tonë dhe rezultatet në reforma, forcimin e institucioneve, durimin e sprovuar, edhe me disa vende e ambasadorë, sikurse Holanda, por tani u jam shumë mirënjohës, atëherë nuk kisha se si të shpjegohesha. Ne kërkojmë Evropën në mënyrë që Evropa të shikojë paqen”, shtoi kreu i qeverisë.

Ai nënvizoi se edhe pyetjet që disa nga vendet e BE-së ngrenë për zgjerimin mund të jenë të kuptueshme, por kujtoi se zgjerimi duhet të ndodhë, sepse sjell paqen, dhe me Ballkanin Perëndimor, BE-ja do ishte më e bashkuar.

 “Ka disa prej tyre e që pyesin se si mund të marrim më shumë vende të bëhemi 29, 33, 35, kur nuk funksionojmë dot me 27? Po e kanë një argument, por dua të them se duhet t’i lëmë pas egot tona dhe të shohim para, për një Evropë të përbashkët që funksionon më mirë. Nuk flas vetëm për një Shqipëri që vë veton, nuk duhet të këmbëngulësh, ka dhe mënyra të tjera, por duhet të jesh brenda sepse të qenit brenda është ajo që vlen, të tjerat janë procedura. Dhe të mbetesh për gjerat që janë fiksim i tyre se ata nuk i përballojnë dot, është thjesht një fiksim i tyre. Asnjë vend si ne, diktatura e fundit, nuk bërtiti më shumë se “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Rama mes të tjerash./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version