Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë.
Gazment Bardhi i kërkoi Nikollës të lexojë me përpikmëri njoftimet që i dërgon grupi i PD.
Gazment Bardhi: Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat. Ju keni për detyrë ta lexoni dhe reflektoni atë kërkesë që ka bërë grupi i PD dhe nuk mund të lexoni njoftimet tona sipas dëshirës dhe vullnetit tuaj.
Ndërsa deputeti Edmond Sapho kërkoi futjen e Berishës në grup parlamentar.
Spaho: Ju nuk keni asnjë atribut që të ndërhuyni në vendimet e PD. Shkresa që ju ka ardhur nga Grupi i Pd ju detyron të njoftoni që Berisha është kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Çfarë keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla në emër tonë. Prandaj ju lutem korrigjojeni këtë qëndrim.
Vendimi i Nikollës solli tensione në Kuved. Teksa opozita kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, Flamur Noka kërkonte fjalën dhe u çua në Foltore duke e bllokuar. Nikolla i kërkoi të ulet në vend.
Nikolla: Ti je përfaqësuesi i një non grate. Uluni në vend që t’iu jap fjalën dhe vazhdoni me qetësi.
Seanca u ndërpre për 5 minuta./vizionplus.tv