Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Shkodër.
Një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Dyshohet se i riu është punonjës i kompanisë së internetit dhe ka humbur jetën gjatë punës.
Forcat policore ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.

