Nicola Loro, 19 vjeç me origjinë italiane, erdhi me pushime në Shqipëri por nuk e dinte se këto do të ishin pushimet e tij të fundit.
I riu humbi jetën në spitalin e Shkodrës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy Jet Ski-ve në plazhin e Velipojës.
Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe një 20 vjeçar.
Mediet italiane kanë publikuar foton e të riut Nicola dhe kanë zbardhur identitetin e shokut të tij, i cili është arrestuar nga autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Salvatore Di Tella.
Aksidenti ndodhi pas manovrave të rrezikshme të dy të rinjve në det.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njoftoi policia ditën e djeshme.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast./vizionplus.tv