Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit.

Në një njoftim të shpërndarë ëpr mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.

Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.  Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.

Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, thuhet në njoftimin e PD.

Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas mbështetjes që PS id ha kandidaturës së Endri Shabanit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version