minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
PS fitoi të 5-ta bashkitë, Rama: Faleminderit qytetarëve për besimin dhe urime kryebashkiakëve - Shqiperia.info

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar rezultatin si një shenjë besimi nga qytetarët, pavarësisht kushteve të vështira.

Në një reagim në Facebook, Rama u shpreh se fitorja në të gjitha bashkitë është një arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, edhe pse pjesëmarrja u ndikua nga moti me shi dhe nga natyra e zgjedhjeve të pjesshme.

“Pesë bashki, pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.,” shkroi Rama.

Kreu i qeverisë uroi gjithashtu kryebashkiakët e rinj: Bruna Mersinin, gruan e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervin Ceca në Berat; Florenc Dokon në Cërrik; Gramos Sakon  në Tepelenë dhe Altin Bojnin  në Mat.

“Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;  Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;  Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkruan kreu i qeverisë.

Socialistët fituan bindshëm në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore.

Share.
Exit mobile version