
Maturantët do të testohen sot në provimin e tretë, atë të Matematikës.
Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë e gjysëm.
Provimi për lëndën e matematikës është i treti të cilit i nënshtrohen rreth 28 mijë maturantë, ndërkohë që provimi i fundit është ai për lëndët me zgjedhje, i cili do të mbahet më 24 qershor.
Deri më tani, maturantët janë njohur me rezultatet e provimit të parë, Gjuhës së Huaj./vizionplus.tv