Në Gjykatën e Tiranës po vijon senaca për 18 protestuesit e arrestuar në lidhje me aktet e dhunës që u shënuan në protestën e Partisë Demokratike të 24 janarit.

Qytetarët nën akuzë po japin pretendimet e tyre sa i takon zhvillimit të tubimit dhe përplasjes me forcat e rendit. Po ashtu prokuroria ka paraqitur pamje filmike që tregojnë hedhjen e bombave molotov dhe sendeve të forta ndaj policisë.

Krahas personave të arrestuar, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 17 qytetarë të tjerë.

Ndërkohë nën hetim u vendosen dhe deputetët Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi për kundërshtim të forcave të policisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version