Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës që është thirrur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë në orën 20:00.

Në një postim në rrjeti social, Meta shkruan se beteja e opozitës për t’i dhënë fund regjimit nuk do të ndalet.

Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit!

Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve!

Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas!

Shqipëria u përket shqiptarëve!

Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version