minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve - Shqiperia.info

Aksi rrugor Kakavijë Janinë do të jetë edhe këtë të dielë i bllokuar. Shkak është bërë sërisht protesta e fermerëve.

Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

Greqia është “paralizuar” prej ditësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version