Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar shpalljen e të birit si person të zhdukur.

Në kërkesën e paraqitur, thuhet se:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj, i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version