minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pranohet kërkesa e ish-prokurores Antoneta Sevdari, vendimi i KPA-së do rishikohet në datën 17 prill - Shqiperia.info

Është pranuar kërkesa e ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kërkoi rishikim të vendimit të Komisionit të Posaçëm i Apelimit, që e shkarkoi nga detyra më 28 shkurt të vitit 2019.

Më datën 17 prill, ora 10:00 do të mbahet seanca gjyqësore për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel.

“Pranimi i kërkesës së kërkueses Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019;

Prishja e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimi i çështjes gjyqësore të juridiksionit të rivlerësimit (JR) nr.17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018.

Seanca gjyqësore publike për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel do të zhvillohet në datën 17.04.2024, ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Share.
Exit mobile version