minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Policia jep detajet për atentatin në Tiranë - Shqiperia.info

Policia e Tiranës ka reaguar pas atentatit që iu bë 35-vjeçarit  Zamir Kalemi.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur në oën 22:55 minuta tek rrethi i Selitës.

Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share.
Exit mobile version