minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Policia hap kamerat e firmës në Kurbin, tre persona të përfshirë në krim, 15 plumba në drejtim të viktimës dhe Gjeloshit - Shqiperia.info

Kurbini u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur nga breshëria e plumbave në drejtim të një firme inertesh humbi jetën ekonomisti 70-vjeçar, Selman Mihana.

Pronari i firmës, Ardian Gjeloshi, 51 vjeç mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Policia ka administruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre persona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë. Drejt firmës së inerteve është qëlluar 15 herë.

Policia  e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që pa pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version