minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Policia bllokon 16 mjete lundruese, rrezikuan jetën e pushuesve, aksion nga Ksamili në Velipojë - Shqiperia.info

16 mjete lundruese janë bllokuar nga policia detare dhe ajo kufitare në përpjekje për të parandaluar çdo aksident të mundshëm detar.

Mjetet që janë vënë nën sekuestro kanë qenë në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili në Velipojë.

Bëhet fjalë për 12 jet ski, dy skafë e dy gomone.

Gjashtë prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e  pushuesve. Pronaret e mjeteve u ndëshkuan me 100 mijë lekë gjobë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po verifikojnë dokumentacionet e nevojshme, por edhe kushtet në të cilat mjetet lundrojnë. Ata apelojnë zbatimin e rregullave në mënyrë që pushuesit të jenë të sigurt./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version