Një konflikt mes dy personave ka degraduar në dhunë në fshatin Qerret të Durrësit. Si pasojë një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi orës 16:50, gjatë një sherri për motive të dobëta.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
